Universities around the globe Headline Animator

Lenovo UK

Pass your Cisco Certification Tests with Kaplan SelfTest Test Preparation

University of Vlora "Ismail Qemali"  

Posted by Assad Abbas

Historiku i shkurtër i Universitetit Ismail Qemali të Vlorës

Universiteti Ismail Qemali i Vlorës u hap në 10 tetor 1994 me Vendim të Këshillit të Ministrave N.105 dt.28.02.1944. Për hapjen e tij u bë një punë përgatitore disa mujore, për përgatitjen e planeve, programeve dhe stafit akademik ku një ndihmesë shumë të madhe dhanë Fakulteti i Inxhinjerisë në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakuteti i Ekonomisë dhe i Mjekësisë të Universitetit të Tiranës.

Universiteti filloi me tri Fakultete, Fakulteti i Tregetisë me degët Biznes dhe Turizem, Fakuteti i Inxhinierisë Detare si dhe Fakulteti i Infermjerisë. Përzgjedhja e këtyre fakuteteve për Universitetin u bë mbi bazën e traditës që egzistonte në Vlorë për këto disiplina kështu që në 1919 në Vlorë është hapur shkolla e mesme Tregtare, një ndër shkollat më të mira të vendit në atë kohë. Traditat e saj u pasuruan kur në Vlorë u hap filiali i Universitetit të Tiranës për degën Ekonomikut e cila funksionoi në vitet 1970-1980. Gjithashtu prej shumë vitesh në Vlorë ishte hapur shkolla e lartë e marinës tradita e të cilit në shumë aspekte shërben si bazë për Fakultetin e Infermierisë u ngrit mbi traditën e Shkollës së Mesme Mjeksore e vetmja ne vendin tonë e cila u transferua në Vlorë në 1967 e deri në krijimin e vete fakultetit.

Për organizimin e gjithë punës përgatitore të ngritjes së Univeristetit u ngrit nje grup pune i krijuar nga Dr. Sezai Bazaj i cili me hapjen e Universitetit u emerua dhe Rektor i ketij institucioni. Universiteti filloi punë në dy godina që u rikonstruktuan (sot godina e Rektoratit dhe e Fakultetit te Mesuesise dhe Departamenti Infermierisë) me 162 student në të katër degët e tij dhe 10 pedagog efektive. Në fillimit e tij emertimi i Universitetit ishte "Universiteti Teknologjik Ismail Qemali Vlorë". Nga viti në vite universiteti filloi të rritet si në numrin e degëve të reja ashtu edhe atë të studenteve dhe pedagogeve efektive.

* Në vitin akademik 1995-1996 u hap dega e Gjuhes Angleze me 20 student dhe 4 pedagog efektiv.
* Në 1998 u hapen deget e Matematikë-Fizikës, dega e Ciklit te Ulët si dhe dega e Navigacionit.
* Në vitin 2002 u hape dega e Gjuhes Italiane me 45 studente dhe 5 pedagoge efektiv, si dhe dega e Ciklit te Ulët Parashkollor.
* Në vitin 2003 u hap dega e Juridikut e atashuar pranë fakultetit te Tregëtisë si dhe Dega e Teknologjisë së Informacionit e atashuar prane Fakultetit te Detarisë.
* Po në vitin 2003 ne bashkpunim me ambasaden Zviceriane dhe shoqaten "ASED" te Zvicres u hap kursi i parë për "Mesues dhe edukator të specializuar" të cilët do të shërbenin kryesisht në institucione me fëmijë antikapatë.
* Në vitin 2005 u hap dhe dega e Gjuhë-Letërsisë Shqipe me 240 student.
* Krahas këtyre në vitin 2004-2005 u hap dhe sistemi i studimit me kohë të pjesshme (part-time) në degët Biznes, Turizem, Matematikë-Fizikë, Gjuhë-Letërsi, Cikël i Ulët, Cikël i Ulët Parashkollor.
* Në vitin akademik 2007-2008 Universiteti "Ismail Qemali" numëron 14 degë me mbi 10000 student në të dy sistemet e studimit me 105 pedagog efektiv dhe mbi 400 pedagog te jashtëm, deri tani jane diplomuar mbi 4000 diplomant.
* Në vitin 1998 Rektor u emerua Dr. Bilal Shkurtaj (sot Prof.Dr), i cili u zgjodh nga senati ne dy mandate, deri në zgjedhjet e vitit 2008 ku Rektor u zgjodh Prof. Tanush Shaska. Gjatë periudhes 14 vjecare të egzistences së vet Universiteti "Ismail Qemali" i Vlorës në menyrë të vazhdueshme ka bërë përpjekje serioze për ngritjen e nivelit të mësimdhënies dhe veprimtarisë kërkimore shkencore.

Për realizimin e këtyre objektivave është synuar në disa drejtime.

1. Në kualifikimin e vazhdueshem të pedagogeve të rinj efektiv dhe të jashtëm. Universiteti e filloi punën me vetëm dy doktor shkencash ndërsa sot janë 3 profesor doktor, 6 profesor të asociuar dhe mjaft doktor shkencash. Pothuajse të gjithë pedagogët efektiv kanë fituar master të nivelit të dytë ose janë duke e përfunduar atë.
2. Lidhja me universitetet e vendeve të tjera ka qenë një nga pikësynimet kryesore për shkëmbimin e përvojave dhe modernizimin e tij. Kështu që në vitin e parë e në vazhdim është rritur numri i Universiteteve me të cilat Fakultetet e veçantë apo gjithë Universiteti ka krijuar lidhje të vazhdueshme ku pedagogët e tij kanë kryer kualifikime afat gjata ose afat mesme dhe afat shkurtra. Të tillë mund te përmendim Universitetin e Barit dhe Leces, Kozences Itali, Universitetin e Janines (Greqi), Universitetin e Nebraskës dhe Kolegjin San Hills ne SHBA, Universiteti Kokoolas në Finlande etj.
3. Ngritja dhe fuqizimi i bazës laboratorike ka qenë një domosdoshmeri e vazhdueshme për përsosjen e nivelit të mësimdhënies. Universiteti filloi punën me një kabinet modest të Fizikës dhe disa kabinete të Infermjerisë të trasheguar nga shkolla e mesme, inagurimi e gjeti Universitetin me vetëm një kompjuter. Gjatë viteve nga të gjithë departamentet është synuar fuqizimi i bazës materiale dhe sot mund të permendim se kemi ngritur një sërë laboratoresh dhe kabinetesh mësimore ku mund të permendim 5 kabinete Informatike, Kabinetine Gjuheve te Huaja, Laboratorin e Fizikës, Kimisë, Biologjisë, tre kabinete të Infermieristikës, kabinetin e Navigacionit etj. Sot numërohen 150 kompjutera në gjithë departamentet si dhe nje teknikë e pasur audio-vizive për transmetimin e njohurive.
4. Pjesëmarrja në mjaft projekte shkencore nga Universitetet e vendeve fqinje, pjesëmarrja në mjaft simpoziume e konferenca shkencore brenda dhe jasht vendit ka ndikuar ndjeshëm në kualifikimin e pedagogeve tanë, por edhe në rritjen e kredibilitetit të Universitetit tonë jasht vendit.
5. Përfshirja e Universitetit tonë në zbatimin e Deklaratës së Bolonjës si dhe përsosja e strukturave të tij në të ardhmen do të krijonte mundësi që Universiteti "Ismail Qemali" të jetë një ndër më të kërkuarit nga studentët shqiptar pse jo edhe nga të jashtëm. Kjo është ambicja e gjithë stafit akademik, i cili në moshë mesatare mjaft të re, me kerkesat e larta për kualifikim dhe me një organizim bashkëkohore të gjithë veprimtarisë garantojnë arritjen e këtij qëllimi.

This entry was posted on 10:38 PM and is filed under . You can leave a response and follow any responses to this entry through the Subscribe to: Post Comments (Atom) .

0 comments

Pass your Cisco Certification Tests with Kaplan SelfTest Test Preparation

Lenovo UK