Universities around the globe Headline Animator

Lenovo UK

Pass your Cisco Certification Tests with Kaplan SelfTest Test Preparation

Academy of Sports and Physical Training  

Posted by Assad Abbas
undefined undefined,
undefined

Historik i AEFS

Akademi a e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, eshte i vetmi institucion i larte i këtij lloji ne Republiken e Shqiperise ne funksion te përgatitjes te mesuesve te edukimit fizik dhe specialisteve te sportit. Akademia realizon kualifikimin e plote shkencor te specialisteve te edukimit fizik dhe te sporteve, deri ne nivelin “Master” e “Doktor i Shkencave”.

Gjeneza e Akademise nis me ngritjen e Teknikumit te Fizkultures ne vitin 1948, si e para shkolle e mesme qe përgatiste mesuesit e ardhshmem te edukimit fizik. Pas 10 vjetesh, ne vitin 1958, pas krijimit te Universitetit te Tiranes, krijohet dega e fizkultures prane Fakultetit 2 vjecar Histori – Filologji. Me vone kjo dege u kthye ne fakultet me destinacionin “Mesues i Edukimit Fizik” per shkollat e uleta dhe te mesme.

Ne vitin 1960 me Vendim te Keshillit te Ministrave, Nr. 394, date 28.09.1960, krijohet Instituti i Fizkultures i cili nje vit me vone, po me vendim te Keshillit te Ministrave emertohet “Vojo Kushi” me nje afat studimesh 3 vjecar, ekuivalent me sistemin universitar te shkollave te larta.

Ne vitin 1971, po me vendim te Keshillit te Ministrave, emërtesa ndryshon ne Instituti i Larte i Kultures Fizike “Vojo Kushi”.

Ne vitin 1993 afati i studimeve ne kete institucion behet 4 vjecar.

Me 25.05.2000, me Vendim te Keshillit te Ministrave Nr. 266, ky institucion emertohet Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”.

Ne vitin 1962 prane ILKF ‘Vojo Kushi”, ngrihet qendra shkencore qe me vone u kthye ne sektor shkencor. Ky sektor per kohen dhe ne te ardhmen do te ndihmonte ne evidentimin e përpunimin e mendimit bashkohor shkencor ne fushen e edukimit fizik e sporteve. Ky sektor shkeputet si njei me vete nga ILKF ne vitin 1992.

Duke filluar nga viti 1966 struktura e ILKF ka funksionuar mbi bazen e katedrave si njesia baze mesimore e kerkimore shkencore. Nga viti 1994 struktura 4 vjecare e institucionit mbeshtett mbi bazen e departamenteve.

Drejtuesit e këtij institucioni nder vite kane qene:
- Kico Karaguni 1958 - 1977
- Flutra Celkupa 1977 - 1987
- Sejfulla Shtepani 1987 - 1992
- Vesel Rizvanolli 1992 - 1993
- Fatmir Dibra 1993 - 1996
- Vejsel Rizvanolli 1996 - 1997
- Sejfulla Shtepani 1997 - 2006
- Vejsel Rizvanolli 2006 -

This entry was posted on 10:13 PM and is filed under . You can leave a response and follow any responses to this entry through the Subscribe to: Post Comments (Atom) .

0 comments

Pass your Cisco Certification Tests with Kaplan SelfTest Test Preparation

Lenovo UK