Universities around the globe Headline Animator

Lenovo UK

Pass your Cisco Certification Tests with Kaplan SelfTest Test Preparation

University of Tirana  

Posted by Assad Abbas

Universiteti i Tiranës u themelua në vitin 1957 dhe kishte në përbërje të tij 6 fakultete. Në vitin 1991, nga ky universitet, asokohe me 11 fakultete, u shkëputën fakultetet inxhinierike, që krijuan Universitetin Politeknik të Tiranës. Universiteti i Shtetëror i Tiranes mbush 52 Vjet. Jemi mësuar kaq shumë me ketë emër sa pa frike mund te themi saqë kudo që shkojmë kurdoherë që I kthehemi memories sonë e gjejmë aty atje, kudo jemi duke folur për institucionin që në 50 vitet e fundit mban vulën më tepër se kushdo për edukimin e liderëve te politikes, ekonomisë, shkencës të atyre që dizenjuan dhe ndërtuan te gjithë qelizat e shoqërisë sonë kudo ku ka pasur dhe ka prosperitet. Fillesat e para për ngritjen e këtij monumenti të gjallë tëShqipërisë filluan që pas luftës se dytë botërore ku krijuan disa institucione të ndryshme arsimore. Pas kalimit të një periudhe 13 vjeçare këto përpjekje u finalizuan në vitin 1957. U themelua institucioni që u quajt Universiteti Shtetëror I Tiranës. Në këtë institucion u shkrinë instituti pedagogjik, politeknik, ekonomik, mjekësor, juridik dhe instituti i shkencave. Ky institucion u ndërtua si nevojë ku u harmonizuan eksperienca e jo pak pedagogëve që vinin nga eksperienca dhe shkollime perëndimorë nevojat në rritje të vëndit por sigurisht edhe pasioni. Kombi po krijonte institucionin e dijes sidomos në kushtet kur vendi kishte nevojë për më tepër se kurrë te ndërtohej dhe zhvillohej në vitin e parë akademik 1957-58 universiteti kishte 3613 studentë nga të cilët 3000 në sistemin me kohë të. Studentet do të diplomoheshin në 15 specialitete sipas degëve përkatëse. Vendi kish nevoje për specialiste dhe universiteti zgjeronte degët lëndët hapësirat por edhe ambicien për të shkuar në misionin e vet në pararojën e zhvillimit të vendit. Nuk ka pasur asnjë fushë te ekonomisë kur pedagoget dhe studentët nuk kanë pasur kontributin shpeshherë edhe përcaktues në dizenjimin dhe realizimin e rrugëve hidrocentrale dhe veprave madhore që kishin filluar të ndërtoheshin. Në 1967 universiteti mori formën e vet të plotë me ndërtimin e kampusit të parë të saj duke i dhënë këtij universiteti një dinamizëm më të madh. Kështu pas 22 viteve nga krijimi pra 1977 numri i studenteve pa shkëputje nga puna arriti ne 8880 nga te cilat reth gjysma ishin vajza duhet theksuar që në këto vite të para ishin diplomuar 21368 studentë të cilët u më pas u angazhuan në sektorët më të vështirë të jetës së vendit. Nuk kish si të mos ndikonin në eksperiencën e universitetit studentët që studionin në disa nga universitetet më të mirë të kohës si në Ish-Bashkimin Sovjetik, Hungari, Francë, Suedi, Gjermani etj.

Universiteti i Tiranës nga viti 1991 deri 2007

Në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XX rrjedha tradicionale mbitridhjetvjeçare e Universitetit të Tiranës u ndal. Universiteti u bë vatër e një lëvizjeje, që tronditi dhe shumë shpejt përmbysi gjithë sistemin politik në Shqipëri.
Kriza e rëndë ekonomike e sociale, përgjithësisht, e padurueshme thuajse për të gjithë, gjeti shprehjen e kundërshtimit fillimisht pikërisht te studentët, të cilët, në masë të gjerë, dinin ta shprehnin dhe ta sendërtonin më mirë se çdokush, jo vetëm se gjendjen e kuptonin më mirë, por edhe sepse, për shkak të përbërjes së tyre, e ndjenin veten më të mbrojtur, por jo edhe të parrezikuar. Ndjeshmërinë e kësaj shtrese partia-shtet jo vetëm e kuptonte, por në disa raste edhe e kishte parë; prandaj atë fillimviti të 90-s paraprakisht reklamonte se mjediset studentore ishin rregulluar dhe do të rregulloheshin edhe më mirë. Kjo propagandë u ndoq pak kohë më vonë me disa përurime të godinave të reja në qytetin “Studenti”, të ndërtuara me fonde shtetërore të disa rretheve kryesore të vendit. Por këto përurime, megjithëse lehtësuan disi kushtet e banimit, nuk ndikuan aspak në gjendjen shpirtërore të studentëve, çka u duk edhe nga përcjellja në heshtje, thuajse pa u vënë re prej tyre. Edhe një paketë masash të mëtejshme të qeverisë për disa lehtësira të tjera, si: e drejta e udhëtimit me gjysmë bilete, ushqim më të mirë, rritje burse etj., masa të cilat nuk arritën të sendërtoheshin, pra edhe as të ndërronin sado pak imazhin, sepse shumë shpejt u zhvilluan ngjarje krejt të papritura për kohën.
Por, megjithatë, këto ishin vetëm ndjesi të brendshme. Ajo që i shqetësoi, më saktë, i tronditi strukturat shtetërore dhe partiake ishin orët e leksioneve dhe të seminareve të historisë së PPSh-së. Në shumë raste këto orë u kthyen nga vërejtje të pjesshme në kritika dhe qëndrime të ashpra për politika të gabuara në luftën kundër fesë, centralizimit të rreptë, kooperativizimit tërërsor, izolimit nga bota etj.

This entry was posted on 10:36 PM and is filed under . You can leave a response and follow any responses to this entry through the Subscribe to: Post Comments (Atom) .

0 comments

Pass your Cisco Certification Tests with Kaplan SelfTest Test Preparation

Lenovo UK