Universities around the globe Headline Animator

Lenovo UK

Pass your Cisco Certification Tests with Kaplan SelfTest Test Preparation

Academy of Arts  

Posted by Assad Abbas

Akademia e Arteve është institucion publik i arsimit të lartë, me karakter mësimor, shkencor dhe artistik.

Me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 23 datë 04.05.1966 u vendos krijimi i Institutit të Lartë të Arteve i cili bashkoi tre institucionet e larta artistike që në atë kohë funksiononin si shkolla më vete: Konservatorin Shtetëror, Shkollën e Lartë të Aktorëve “ Aleksandër Moisiu ”, Shkollën e Lartë të Arteve Figurative.

Në vitin 1989 tre degët e Institutit u shndërruan në fakultete si struktura të pavarura dhe vetëvepruese. Në vitin 1991, me ndryshimet në sistemin arsimor, Instituti u ngrit në nivel universiteti dhe u emërua Akademi e Arteve. Akademia ka tre fakultete: Fakultetin e Muzikës, Fakultetin e Arteve Figurative, dhe Fakultetin e Artit Skenik.


Akademia e Arteve në gjithë veprimtarinë e saj i përmbahet këtyre qëllimeve kryesore:

* Të ofrojë arsimim të lartë profesional dhe veprimtari krijuese në fushën e artit dhe kulturës, të zhvillojë e të mbrojë dijet nëpërmjet mësimdhënies dhe veprimtarisë artistike që kryhet brenda dhe jashtë vendit.
* Të formojë studiuesit e rinj në fushat teorike të vlerësimit të artit e kulturës.
* Të kryejë studime kërkimore - shkencore për të zhvilluar e tejçuar artin e kulturën
* Të thellojë kualifikimin profesional e shkencor të specialistit të lartë në fushën e artit e kulturës.
* Të kontribojë në rritjen e standarteve të demokracisë e të qytetërimit dhe cilësisë së shoqërisë si dhe përgatitjen e të rinjve për një shoqëri të tillë.


Aktualisht në auditorët e Akademisë së Arteve japin leksione 384 pedagogë me kohë të plotë dhe të pjesëshme; leksionet ndiqen nga 950 studentë. Studimet zgjasin 4 vjet.

This entry was posted on 10:11 PM and is filed under . You can leave a response and follow any responses to this entry through the Subscribe to: Post Comments (Atom) .

0 comments

Pass your Cisco Certification Tests with Kaplan SelfTest Test Preparation

Lenovo UK